Skip to content
Të Gjitha

“Do bëhemi më keq se Bergamo!” Rama s’e ndryshon dot këtë vendim sepse rrezikohet jeta e shqiptarëve

· 2 min lexim

Gjatë komunikimit të radhës me qytetarët, kryeministri Edi Rama foli edhe rreth hapjes së kufijve dhe rikthimit të shqiptarëve në atdhe.

Rama u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë pasi ata janë rrezik për jetët e të tjerëve nëse vijnë në Shqipëri.

Kryeministri tha se kufijtë nuk do hapen sepse nuk kemi vende për të varrosur si në Bergamo.

“Përsa i përket hapjes së kufijve, dua të them këtë e më vjen keq. Më vjen keq kur u them bashkëqytetarëve tanë se nuk mund të vijnë dot në Shqipëri, për një arsye sa të thjeshtë dhe as të dhimbshme. Ne nuk i hapim kufijtë, pasi nuk kemi vend për të varrosur njerëz, si në Bergamo e në vende të tjera, nuk kemi vend. Duke ardhur vini në rrezik, jetën tuaj dhe jetën e të tjerëve, nëse qëndroni aty  jetën e keni të sigurtë. Lufta nuk sjell gëzime, por sjell vetëm viktima e plagë të panumdërsa. Kjo është Lufta III Botërore”, ishte kjo deklarata e Ramës.

Më pas, kryeministri foli edhe rreth studentëve në vendin tonë dha tha se nuk do u ndërpritet bursa.

Nuk i heqim bursën ekselentëve, pasi ata nuk janë me pushime. Por bursën nuk do ia heqim as studnetëve të tjerë, pasi ndihmojnë dhe familjen”, ishte kjo deklarata e tij.