Me mbërritjen e koronavirusit në vendin tonë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që me anë të komunikimeve në Facebook, të bëjë me dije vendimet e qeverisë apo edhe lajmërime të rëndësishme.
Së fundmi, Rama po realizon komunikim e radhës me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edhe rreth lehtësimit të mundshëm të masave, pasi po vihet ré një përmirësim i situatës nga COVID-19.
Kreu i qeverisë ka bërë me dije se qeveria po konsideron lehtësimin e fashës së orarit dhe lëvizjen me makinë për të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet.
Mirëpo, Rama tha se ky lehtësim do shoqërohet me gjobitje deri te heqja e lirisë për personat që lëvizin për arsye të tjera.
Tani, ne padiskutim bazuar në këtë ecuri pozitive kemi mundësi të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë-shkallë për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët, por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë, dhe kemi detyrim që të mos hedhim hapa të nxituar. Nëse do të zgjedhim siç po mendojmë të bëjmë disa lehtësime, duhet të bëjmë edhe disa gabim. Do rrezikohemi më shumë nga ata që s’duan të dëgjojnë dhe kuptojnë. Kështu që, ajo që ne po konsiderojmë është që duke lehtësuar fjala vjen fashën e orarit apo lëvizjen me makinë për punë të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të venë me makinë private, atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që shkelin këtë hapësirë të kufizuar lirie, e do të shkojë deri në heqje lirie, për atë që e përdor makinën për të shkuar në punë transporton të tjerë.
Më tej, Rama qartësoi se kryesore për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen, nuk është ekonomia por shëndeti, teksa shtoi se ky është një moment kritik dhe e para është jeta.
Ecuria pozitive ka bërë që shumëkush të mendojë më shumë seç duhet për nesër, kur prioritare është mbrojtja e jetës. Duke ju ndjekur juve në mënyrë të vazhdueshme, kam vënë re që shumëkush ka filluar të kërkojë, të qahet për masat shtrënguese dhe të flasë më shumë sesa i takon për atë që vjen nesër. Patjetër që e nesërmja është shqetësimi ynë i përbashkët dhe duket më e vështirë për të gjithë papërjashtim, edhe për mua vetë që më duhet të bëj gjithçka për të qenë pranë jush. Shtëpia jonë të mos shembet për shkak të dritëshkurtësisë dhe e nesërmja të mos jetë më e rëndë sesa normalisht do të jetë për të gjitha vendet.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/582292215718447/