Më herët, ‘BalkanWeb’ raportoi se drejtor i burgut ‘313’, Eduard Struga, është arrestuar ditën e sotme, pasi dyshohet se është përfshirë në një skemë korruptive.
Së fundmi, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e Strugës dhe sipas “Balkanweb” ai është i dyshuar për korrupsion me tendera ushqimesh.
Po ashtu, në këtë skemë janë përfshirë edhe disa nga vartësit e tij, të cilët po ashtu janë shoqëruar në polici.
Sipas hetimeve rezulton se Struga ka qenë kreu i kësaj skeme dhe pas 2 ditësh pritet që shefi i ‘313’ të dalë para gjykatës.
Eduart Struga është një emër i njohur për institucionet e burgjeve dhe drejtonte burgun ‘313’ prej pak kohësh, por ka karrierë të gjatë në polici, teksa ka drejtuar sektorin e drogës për shumë vite.
Atij iu besua kjo detyrë, me vendim të ministrisë së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në tetor të vitit të kaluar, duke qëndruar kështu vetëm gjashtë muaj në këtë post.