Skip to content
Të Gjitha

LAJMI I FUNDIT: Konfirmohen 12 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë

· 2 min lexim

12 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, bën me dije ABC News.

Sipas informacioneve paraprake, pjesa më e madhe e tyre janë familjarë të dy rasteve pozitive që u konfirmuan pasditen e sotme.

Më herët ditën e sotme në Shkodër, dy raste rezultuan pozitivë ndaj COVID-19.

Bëhet fjalë për një 65-vjeçare nga Kirasi dhe një burrë 55 vjeç nga Dobraçi.

65-vjeçarja ka humbur të shoqin dy javë më parë, ku është mbajtur edhe ceremonia mortore dhe kjo gjë mendohet se mund të ketë sjellë edhe infektimin e të moshuarës.

Kurse, 55-vjeçari mendohet se ka pasur kontakte me persona të tjerë të infektuar.

Kështu, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 289 persona.

Në total deri më tani janë kryer mbi 1930 testime, teksa Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë edhe një person tjetër mëngjesin e sotëm, duke e çuar numrin e viktimave në 16.

Një 78-vjeçar nga Durrësi humbi jetën, teksa mësohet se ishte intubuar prej tre ditësh, temsa numri i fëmijëve të prekur ka shkuar në 8 dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.

Po ashtu, 5 pacientë kanë lënë Spitalin Infektiv dhe janë kthyer në shtëpi, teksa në total në vendin tonë janë shëruar 76 pacientë.