Skip to content
Të Gjitha

Koronavirusi në Shqipëri: 5 pacientë të tjerë lënë Spitalin Infektiv

· 2 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije me anë të një statusi në Facebook se ditën e sotme kanë lënë Spitalin Infektiv 5 pacientë.

Në postimin e saj, Manastirliu  përmend edhe mjekët edhe infermierët të cilët, sipas saj, janë një pjesë e ekipit të palodhur të spitalit “që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me koronavirusin.”

Kështu, deri tani në vendin tonë 76 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

POSTIMI I PLOTË

5 pacientë kanë lënë sot spitalin #Infektiv

Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me #COVID19.

Deri tani 76pacientë janë shëruar nga #COVID19

#FORCA

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 persona, pasi në 24 orët e fundit janë identifikuar 18 raste të reja nga 96 testime të kryera.

Në total deri më tani janë kryer 1919 testime, nga të cilët 277 kanë rezultuar pozitiv, teksa Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë edhe një person tjetër mëngjesin e sotëm, duke e çuar numrin e viktimave në 16.

Një 78-vjeçar nga Durrësi humbi jetën sot, teksa mësohet se ishte intubuar prej tre ditësh.

Numri i fëmijëve të prekur ka shkuar në 8 dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.