Skip to content
Të Gjitha

I shpëtoi burgut për shkak të COVID-19, ish-drejtori i Aluizni-t të Durrësit vetëdorëzohet në polici

· 1 min lexim

Ish-kreu i ALUIZNI-t të Durrësit, Flamur Gjuzi, është vetëdorëzuar në polici.

Gjuzi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-kreu i ALUZINI-t akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, në legalizimin e disa pronave të paluajtshme.

Dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ai u ka dhënë disa shtetasve dokumenta pronësie në kundërshtim me ligjin, në zonën e bregdetit të Durrësit dhe zona të tjera në qytet.

Kujtojmë këtu se Gjuzi ishte në kërkim prej 6 muajsh nga policia.

Nisur nga situata e krijuar prej COVID-19, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për të.

Në lidhje me dosjen e tërmetit, Prokuroria e Durrësi lëshoi dhjetëra urdhër-arreste, ndërsa 6 persona janë ende në kërkim dhe dyshohet se kanë ikur jashtë Shqipërisë.