Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria ka parashikuar 5 skenarë për COVID-19 në Shqipëri: Ja faza ku ndodhemi sot

21:02 01/04/2020
Reading Time: 4 min lexim

Goditja e vendit nga COVID-19 më 9 mars duket se nuk e ka gjetur të papërgatitur qeverinë, pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë hartuar një dokument, ende pa u rregjistruar ‘pacienti zero’, me 5 skenare të mundshme, shkruan ‘Shqiptarja.com’.

Secili prej këtyre skenareve përfshin një plan masash për kufizimin e përhapjes së koronavirusit, nga skenari zero kur në Shqipëri nuk kishte asnjë rast të konfirmuar deri tek skenari katër, sipas të cilit institucionet nuk mund t’i përballojnë më të sëmurët.

Sipas këtij të fundit, personeli shëndetësor do të zvogëlohej nga infektimi me COVID-19, ndërsa përhapja e koronavirusit del jashtë kontrollit, por fatmirësisht vendi duket shumë larg këtij skenari.

Teksa mjekët hamendësojnë se virusi në vendin tonë ka arrritur pikun dhe kryeministri Rama tha se shumë shpejt mund të lehtësohen masat, aktualisht Shqipëria ndodhet mes skenarin 1 dhe 2, ku parashikohet një situatë me një numër në rritje të rasteve të importuara dhe shtim të raportimeve për transmetim midis individëve më shumë se dy breza te rasteve, jashtë grupit të rasteve sporadike me lidhje të njohura epidemiologjike.

Situata është nën kontroll, ndërsa autoritetet shëndetësore po përpiqen të kufizojnë përhapjen e virusit.

Skenari 0
Ky skenar, përshkruan një situatë ku në vend nuk ka raste të konfirmuara por në vendet e tjera të Europës ka raste të shumta dhe/ose transmetim komunitar. Në këtë fazë, qëllimi kryesor i masave të shëndetit publik është zbulimi i shpejtë dhe izolimi i rasteve individuale për të parandaluar zinxhirët e transmetimit të brendshëm, dhe përgatitja për përgjigje efikase në rast se identifikohen raste. Deri tani, disa vende të BE dhe vendet fqinje kanë raportuar raste të konfirmuara dhe disa prej tyre shfaqin dhe transmetim komunitar.

Skenari 1
Ky skenar, përshkruan një situatë me raste të shumta të ardhura dhe transmetim të kufizuar lokal. Pavarësisht numrit të rasteve, nuk ka një transmetim të fortë komunitar (bëhet fjalë vetëm për raste të brezit të dytë ose për transmetim sporadik brenda grupeve dhe me lidhje të njohura epidemiologjike). Në këtë situatë, objektivi është që të ngadalësohet shpërthimi epidemik duke bllokuar rrugët e transmetimit dhe rrethanat lehtësuese për këtë të fundit, përmes zbulimit të hershëm të rasteve të importuara dhe të transmetuara në vend, me qëllim që të përpiqemi të shmangim ose të paktën të vonojmë përhapjen e COVID-19 dhe ngarkesën që do të shfaqej në sistemet e kujdesit shëndetësor.

Skenari 2
Ky skenar, përshkruan një situatë me një numër në rritje të rasteve të importuara dhe shtim të raportimeve për transmetim midis individëve (më shumë se dy breza te rasteve, jashtë klasterit apo grupit të rasteve sporadike me lidhje të njohura epidemiologjike). Në këtë situatë, objektivi mbetet frenimi i përhapjes aty ku është e mundur, ose në pamundësi, vonimi i përhapjes. Nëpërmjet kësaj të fundit, synohet të fitohet kohë gjatë së cilës mund të zhvillohen dhe prodhohen opsione efektive terapeutike, si edhe të shpërndarhen mjetet mbrojtëse personale (MMP). Gjithashtu, vonimi i përhapjes, veçanërisht nëse shtyhet përtej sezonit të gripit, do të luante një rol vendimtar në uljen e barrës për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe sektorët e tjerë. Reduktimi i barrës mundëson më shumë kohë për rritjen e kapaciteteve laboratorike dhe të shërbimeve shëndetësore. Të gjitha këto masa mundësojnë trajtimin efektiv të pacientëve të infektuar. Mbledhja dhe analizimi i shpejtë i të dhënave epidemiologjike dhe virologjike mundëson hartimin e masave të targetuara, prej këtij skenari e më tutje.

Skenari 3
Ky skenar, përshkruan një situatë me shpërthime epidemike lokale, të cilat kanë nisur të bashkohen dhe nuk mund të diferencohen me nga njëri tjetri. Në këtë skenar, ekziston një transmetim i vazhdueshëm nga individi në individ (më shumë se dy breza te rasteve, jashtë klasterit apo grupit të rasteve sporadike me lidhje të njohura epidemiologjike) dhe një presion në rritje mbi sistemet e kujdesit shëndetësor. Objektivi në këtë fazë është zbutja e pasojave të shpërthimit epidemik duke zvogëluar barrën në sistemet e kujdesit shëndetësor, si dhe mbrojtja e popullsisë vulnerabël ndaj COVID-19. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që në këtë fazë të përdoret edhe informacioni i përftuar në terren, krahas të dhënave zyrtare, për përmirësimin e kontrollit të situatës dhe trajtimit të rasteve.

Skenari 4
Ky skenar, përshkruan një situatë me një transmetim të gjerë dhe të vazhdueshëm, ku sistemet e kujdesit shëndetësor janë të mbingarkuara për shkak të kërkesës së lartë për shërbim shëndetësor urgjent, ngarkesës së njësive të kujdesit intensiv, ngarkesës së punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe reduktimit të personelit në dispozicion, i zvogëluar ne numër për shkak të sëmundjeve, mungesës së MMP dhe mungesës së kapaciteteve të nevojshme për të përballuar fluksin e rritur të testimit. Objektivi në këtë fazë është sërish zbutja e pasojave të shpërthimit epidemik duke zvogëluar barrën e vendosur mbi shërbimet e kujdesit shëndetësor, mbrojtja e popullsisë vulnerabël për të patur komplikacione, si edhe zvogëlimin e vdekshmërisë prej COVID-19.

Të lidhura

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Aktualitet

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

14:27 09/06/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Aktualitet

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një banesë në zonën e Qafës së Kalasë, në Berat. Flakët kanë...

14:02 09/06/2025
Para

E FUNDIT / Konfirmohen 3 raste të tjera me COVID-19, infektohet nëna me dy vajzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

14:27 09/06/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat

14:02 09/06/2025
Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

13:37 09/06/2025
Aplikimi për kreun e BKH shtyhet deri sot në 16:00, sa aplikime janë bërë deri tani

Aplikimi për kreun e BKH shtyhet deri sot në 16:00, sa aplikime janë bërë deri tani

13:20 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.