Mbrëmjen e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se edhe 5 pacientë të tjerë nga Tirana, Fier dhe Kavaja janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 52 numrin e të shëruarve.
Sipas saj, të gjithë kanë qënë për më shumë se 2 javë në Spitalin Infektiv, madje 2 prej tyre kanë qënë në gjendje të rëndë, megjithatë ia kanë dalë që të shërohen.
“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga covid-19. Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e COVID-19 edhe në vendet e tjera të botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi. Deri tani 52 të shëruar,”-shkruan ministrja.
Ditën e sotme ndërruan jetë 2 pacientë duke e çuar në 15 numrin e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.
Sakaq, ka shkuar në 243 numri i të prekurve nga COVID-19, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja nga 145 testime të kryera.
Në urgjencën e Infektivit janë të shtruar 77 persona, ku 8 prej tyre ndodhen në terapi intensive, 3 prej të cilëve janë intubuar.
Durrësi ka një shtim të ndjeshëm të numrit të të prekurve me 12 raste të reja, duke shkuar në 26, por nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 8 pacientë duke e çuar numrin në 52 numrin e të shëruarve në total.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 129 raste
– Durrës 26 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 15 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste