Skip to content
Të Gjitha

E FUNDIT / Shënohet viktima e 12-të nga koronavirusi në vendin tonë

· 1 min lexim

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë pasi Ministria e Shëndetësisë njofton se ka ndërruar jetë një 82-vjeçare.

82-vjeçare L. M., nga Tirana,  po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

Gjithashtu, 82-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale).

Nga ana tjetër, deri tani numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 223, teksa janë kryer në total 1526 teste.

Në spitalin Infektiv akualisht ndodhen 74 persona, 6 prej të cilëve në terapi intensive, ku 4 janë intubuar.