Skip to content
Bota

Ronaldo hap polemika në Portugali, del shëtitje me Georginën dhe fëmijët pa maska mbrojtëse

· 1 min lexim

I gjithë ekipi i Juventusit u vendos në karantinë, pasi mbrojtësi Daniele Rugani, rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ylli i ekipit bardh e zi, Cristiano Ronaldo, vendosi ta kalojë karantinën në vilën e tij luksoze në Portugali.

Prej kohësh Ronaldo e ka përfunduar karantinën dhe ka filluar shëtitjet.

Ai së bashku me Georginën dhe fëmijët, janë parë në rrugët e Funchal.

Nuk ka asgjë të keqe të dalësh për shëtitje me familjen, por ky nuk është momenti i duhur për ta bërë këtë.

Pamjet e Ronaldos, teksa del xhiro me fëmijët dhe Georginën kanë nxitur reagime të shumta në Portugali.

Qeveria portugeze ndërkohë, ka nxjerrë një dekret, i cili kufizon lëvizjet e njerëzve nga 22 marsi deri më 6 prill, përjashto rastet urgjente.

Ronaldo me gjestin e tij ndërkohë ka thyer karantinën, pasi shëtitja pa masa mbrojtëse me fëmijët nuk mund të konsiderohet rast urgjent.