Një tjetër person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme nga COVID-19 në vendin tonë, teksa në total ka shkuar në 9 numri i viktimave.
Në një njoftim zyrtar Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot në mbrëmje ka ndërruar jetë një 52-vjeçare nga Vlora, e cila po trajtohej intesivisht dhe vuante dhe nga hipertensioni.
52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja nuk arriti të mbijetojë.
Ndërkohë, 186 persona janë infektuar, mes të cilëve katër fëmijë, teksa 31 persona janë shëruar, por harta e infektimit është zgjaruar.