Skip to content
Rajoni

E FUNDIT/ Maqedonia e Veriut anëtarësohet zyrtarisht në NATO

· 1 min lexim

Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë anëtarja më e re e NATO-s dhe lajmi është bërë me dije nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një postimi në Twitter.

“Mirësevjen në NATO, Maqedoni e Veriut! Ishte një rrugë e gjatë, por të gjitha përpjekjet janë shlyer. Procesi zyrtar i pranimit tani është i plotë, dhe ne jemi të kënaqur që kemi anëtarin e 30-të të Aleancës sonë”, shkruan Stoltenberg.

Aleatët e NATO-s e kanë nënshkruar Protokollin e Pranimit të saj në shkurt të vitit 2019 dhe pastaj të 29 parlamentet kombëtare kanë votuar për të ratifikuar anëtarësimin.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut është planifikuar të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel, më 30 mars.

Ndërkohë, së bashku me vendin tonë, edhe Maqedonia e Veriut ka nisur negociatat për anëtarësimin në BE dhe ndryshe nga ne asaj nuk i është kërkuar përmbushja e ndonjë kushti.