Skip to content
Të Gjitha

Theu urdhërin e mbrojtjes, arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-futbollistin e Kombëtares, Klodian Duro.

Duro u arrestua në flagrancë mesnatën e 25 marsit, pasi shkoi në banesën e ish-bashkëshortes.

Kjo e fundit kishte marrë nga gjykata një urdhër-mbrojtje, të cilin ish-futbollisti i Kombëtares e theu.

Ndaj tij rëndon akuza e kanosjes dhe përndjekjes ndaj ish-bashkëshortes.

Që nga momenti i divorcit, ajo kishte marrë urdhër-mbrojtje, ndërsa e denonconte vazhdimisht Duron për dhunë fizike e psikologjike, si dhe kanosje nëpërmjet SMS-ve.

Në momentin që Duro shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes, ajo ka njoftuar menjëherë policinë.

Ish-futbollisti ndërkohë i ka thënë efektivëve se ka qenë aty thjesht për ta takuar.

Përtej akuzave të mësipërme, Duro ka thyer edhe urdhërin e qeverisë për qarkullimin, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.