Këshilli Europian ka vendosur të hapë negociatat me Shqipërinë.
Lajmi është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila e quan këtë vendim një hap historik në rrugën europiane.
Sipas Ministrisë së Jashtme, Shqipëria tashmë ka një përgjegjesi të madhe, për të përmbushur në kohë kërkesat në përputhje me pritshmëritë e procesit të anëtarësimit.
Në njoftim, Ministria e Jashtme, ka falenderuar shtetet anëtare të BE, Komisionin Europian, Këshillin Europian dhe Parlamentin Europian, të cilët bënë të mundur arritjen e këtij vendimi.
Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, ministrat e BE, i dhanë dritën jeshile hapjes së negociatave.
Franca dhe Holanda hoqën dorë nga bllokada, pasi Komisioni Europian, modifikoi kriteret e zgjerimit.
Lajmi u përshëndet nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, i cili është një mbështetës i Shipërisë në BE.
Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu refuzua hapja e negociatave në tetor, pas bllokadës së Francës dhe Holandës.
Liderët e BE e quajtën gabim historik këtë vendim, ndërsa bënë thirrje që dy vendeve t’i hapen negociatat para Samitit të Zagrebit, i parashikuar për t’u zhviluar në maj