Disa ditë më parë, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, rezultoi pozitiv me COVID-19, duke u vetëkarantinuar në shtëpinë e tij, pasi siç tha ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.
Së fundmi, Brataj me anë të një reagimi në Facebook është shprehur se kura më e mirë për t’ia dalë në këtë betejë është pozitiviteti.
Kreu i Urgjencës shkruan se deri tani është mirë me shëndet dhe se ka vetëm pak kollë, teksa ndër të tjera në mesazhin e tij falenderon njerëzit që e kanë mbështetur, i kanë falur energji të mirë e pozitivitet ‘pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane.”
Ai thekson se do ia dalë shumë shpejt të shërohet dhe do të jetë në krye të detyrës për të fituar këtë betejë, me këtë virus tinzar.
Postimi i plotë:
Përshëndetje!
Mesazhet tuaja qenkan jo vetëm kurajo, por medikamenti më i mirë i kësaj terapie kundër koronavirusit Sars Cov2, që shkakton sëmundjen e COVID-19.
Nuk e them për t’ju falenderuar më shumë nga ç’duhet, nuk e them për tu dukur më i rëndësishëm, nuk e them për publicitet, nuk e them per të marre sa më shumë share…
Jo! Për asnjë nga këto arsye!
Si gjithmonë, i drejtpërdrejtë me ju, këtë e ndjej ta them, e ndjej ta shpreh, e ndjej ta ndaj me ju qindra e mijëra persona që i shoh për herë të parë në profilin tim, e ndjej ta ndaj me pacjentë, miq, shokë, mjekë, infermierë, shoferë, sanitarë, kolegë, profesionistë, bashkëpunëtorë, politikanë, gazetarë, media dhe njerëz të thjeshtë, që nuk pushuat dhe vazhdoni të shkruani e të më uroni shërim të shpejtë.
Nuk është aspak e thjeshtë për askënd të marë lajmin se është i infektuar nga coronavirusi; nuk është aspak lajm i mirë kur ke të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundje tinzare dhe jo plotësisht të njohur; nuk është aspak e këndshme që familiarët dhe bashkëpunëtorët e tu të njoftohen nga mediat!
Ju garantoj se kura më e mirë është POZIVITETI JUAJ pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane.
Unë tani kam pak kollë dhe shenja më të lehta të semundjes. Jam më mirë, edhe falë këtij poziviteti të vazhdueshëm që ju më dhuroni.
Shpresoj të kthehem sa më shpejt……
Unë do të kthehem që të vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku, për t’ju shprehur edhe njëherë, shumë, shumë, shumë, shumë mirënjohje !
Falenderimi për ju është shumë pak!
Ditën e sotme ka shkuar në 174 numri i të prekurve nga koronavirusi, pasi vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja nga 103 testime, rritja më e madhe kjo që nga fillimi i epidemisë.
Hartës së qyteteve të prekura tashmë i është shtuar edhe Tropoja, ku janë shënuar 2 raste, ndërsa në Spitalin Infektiv janë shtruar 73 persona, tre prej të cilëve në terapi intensive, ku dy prej tyre janë intubuar.
Në mesin e të prekurve janë edhe 4 fëmijë, gjendja e të cilëve është e stabilizuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 raste
– Berat 1 raste
– Has 2 raste
– Kruje 1 raste
-Tropoje 2 raste