Kreu i shtetit, Edi Rama gjatë konferencës për shtyp për gazetarët, për debatin në lidhje me cv-in e ministrit të ri për Europën dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, tha se zgjedhja është bazuar tek aftësitë dhe meritat.
Sakaq ai u shpreh se ndjen neveri për termin ‘kosovar’ të përdorur në këtë rast.
Rama tha se Cakaj është një ndër njerëzit më të ditur që ai kishte takuar në jetën e tij dhe gjithashtu ka përmendur Aldo Bumçin duke thënë se shteti e ka pasur barrë ta mbajë atë si ministër të Jashtëm.
“Më falni për krahasimin, por Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë sesa ju të gjithë. CV e tij do ta keni në dispozicion kur ai të bëhet ministër dhe nëse nuk është në web-sitin e ministrit së Jashtme është gjëja më e lehtë në botë. Zgjedhja e tij është zgjedhja e një shqiptari si ti dhe unë. Unë neveris çdo kënd që nënvizon ‘kosovarin’ si arsye për të kontestuar zgjedhjen. Përsa i përket pastaj insinuatës në fjalë, ta përsëris fjalën, se përsëris. Pyetjen e ke bërë pa tendencë negative dhe është e pafajshme. Cakaj është vendosur ministër për atë që përfaqëson, si një ndër njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time. Si një njeri i përkushtuar ndaj një pune të vështirë. Aman ju lutem, ku vend ka pasur ministër të Jashtëm Aldo Bumçin. Ky shtet ka pasur barrën të mbajë si ministër të jashtëm Bumçin. Askush nuk ka marrë mundimin që të shkruaj një fjalë për të dhe është konsideruar krejt normale. Gjithkush është në provë”, tha Rama.