Skip to content
Të Gjitha

Dogana e Tushemishtit në karantinë, prindërit e njërit prej punonjësve dolën pozitiv në testin e COVID-19

· 1 min lexim

Në doganën e Tushemishtit është shënuar një tjetër rast i dyshuar me koronavirus.

Menjëherë të gjithë punonjësit e doganës janë vetëkarantinuar në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e virusit, ndërsa tashmë ata janë drejt ditëve të fundit të izolimit.

Në karantinë është future gjithashtu edhe stafi i njësisë së kujdesit shëndetësor.

Në total janë vetëkarantinuar 20 persona, 14 punonjës dogane dhe 6 nga stafi mjekësor.

Që prej datës 13 mars, dogana e Tushimishtit është e mbyllur.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 104 të prekur, 5 viktima dhe 5 të shëruar.

Në spitalin Infektiv ndodhen 49 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Pacienti i funti që ndërroi jetë ishte një 48-vjeçar nga Puka, baba i katër fëmijëve.

Prej 10 ditësh ai trajtohej me frymëmarrje të drejtuar nga aparatura dhe dyshohet se është kontakt i babait të pacientit zero.

Autoritetet ndërkohë vijojnë me thirrjet për respektimin e higjienës dhe distancës sociale.