Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA, zyrtari i lartë i shëndetësisë paralajmëron: “Gjendja nga Coronavirusi do përkeqësohet”

19:11 23/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Deri tani SHBA renditet e 3 në rang botëror për numrin e viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19, pasi numëron 40, 927 të  prekur dhe 484 viktima.

Mirëpo, sot zyrtari shëndetësor i qeverisë amerikane, Dr. Jerome Adams, dha të hënën një mesazh të zymtë, duke paralajmëruar se gjendja e Coronavirusit në vend do keqësohet.

“Dua që Amerika të kuptojë se këtë javë gjendja do të keqësohet, duke paralajmëruar se një pjesë e njerëzve nuk po e zbatojnë si duhet distancimin social. Shumë njerëz, mendojnë se kjo nuk mund t’u ndodhë atyre. Duam që me çdo kusht secili të qëndrojë në shtëpi,” -tha ai në një intervistë për NBC.

Shtetet e Bashkuara janë pothuajse në gjysmën e periudhës 15-ditore, në të cilën sipas planit duhet të zbutet ndjeshëm numri i rasteve me Coronavirus, teksa qeveria dhe të dyja dhomat e Kongresit po nxitojnë për të siguruar miratimin e një plani financiar i cili të shmangte një sfidë të rëndë ekonomike dhe të ndihmonte me para dhe kredi amerikanët që humbasin punën dhe bizneset.

Presidenti Donald Trump sugjeron që udhëzimet për distancimin social të zbuten në mbarim të periudhës 15-ditore, edhe pse deri tani janë të paktë ekspertët shëndetësorë që mendojnë se kjo periudhë mjafton për të ditur nëse masat e vetizolimit e kanë ulur fuqinë e përhapjes së Coronavirusit.

Në një status në Twitter, Trump shkruante se “Ne nuk mund të lejojmë që ilaçi të jetë më i rëndë se sa vetë problemi. Në mbarim të periudhës 15 ditore, – shkruante ai, – do të marrim një vendim se cilën rrugë do të zgjedhim.”

SHBA ka nisur testimin e parë të vaksinës kundër Coronavirusit dhe një grup prej 45 vullnetarësh të shëndetshëm do të bëjnë injeksionin në Institutin Kërkimor “Kaiser Permanente”, në Seattle.

Sipas ekspertëve duhen shumë muaj për të ditur nëse kjo vaksinë, apo dhe të tjerat për të cilat po punohet, do të funksionojë.

Në rang botëror deri tani janë shënuar 16,121 viktima dhe janë regjistruar 368,846 të infektuar në 162 shtete, ndërsa në vendin tonë deri tani ka humbur jetën 4 person dhe janë infektuar 104 të tjerë, teksa në Kosovë janë 35 persona të infektuar me COVID-19.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

OBSH publikon shifrat e frikshme: "100 mijë të prekur për 4 ditë, gjendja po përkeqësohet"

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English