Skip to content
Të Gjitha

I shpëtuan mrekullisht tërmetit, shqiptarët e kthyer nga Kroacia bllokohen në Rinas

· 1 min lexim

Tetë shqiptarë që punonin në Kroaci i kanë shpëtuar mrekullisht tërmetit të fuqishëm të ditës së djeshme.

Ata mbërritën mëngjesin e sotëm në Rinas, po kanë mbetur të bllokuar aty,

Për shkak të bllokimit të rrugëve si pasojë e koronavirusit, ata nuk kanë mundësi që të shkojnë në shtëpitë e tyre, shkruan “Shqiptarja.com”.

Shqiptarët i kanë bërë thirrje shtetit, që t’i ndihmojë për të shkuar në shtëpitë e tyre.

Mësohet se njëri prej tyre është dëmtuar në këmbë si pasojë e lëkundjeve të fuqishme.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 të shkallës rihter goditi Kroacinë.

Si pasojë e lëkundjeve, një 15-vjeçar mbeti nën rrënojë, ndërsa raportohet për dhjetëra të lënduar.

Tërmeti dëmtoi gjithashtu shumë ndërtesa, midis të cilave Katedralen e Zagrebit, Parlamentin dhe një spital.

Tashmë përveç koronavirusit, ku shënon mbi 200 të infektuar, Kroacia duhet të përballet edhe me pasojat e tërmetit.