Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

OBSH: “Kujdesuni për shëndetin mendor, ndiqni këto këshilla për ta kaluar lehtë Coronavirusin”

19:54 20/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Teksa numri i viktimave nga COVID-19 në rang global ka arritur në 11,266 persona dhe janë mbi 269, 722 të infektuar, duket se në këtë betejë është tepër e rëndësishme të jemi të fortë edhe psikologjikisht.

Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetit, me anë të një deklarate për shtyp,  u ka kërkuar qytetarëve nga e gjithë bota që të kujdesen për shëndetin e tyre mendor dhe fizik gjatë kësaj pandemie, teksa u ka kërkuar që të vazhdojnë të mbajnë zakone të shëndetshme gjatë kësaj krize.

Ndër të tjera, Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i OBSH, u shpreh:

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, është e rëndësishme që të vazhdoni të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Kjo jo vetëm që do u ndihmojë në terma afatgjatë, por gjithashtu do u ndihmojë që të luftoni Covid-19 nëse infektoheni. ”

Ghebreyesus këshilloi gjithashtu se pak aktivitet fizik do u bënte mirë, por duke mbajtur distancë nga të tjerët, teksa bëri thirrje të mbahet një dietë e shëndetshme, pa duhan e alkool, si edhe pa pije me sheqer.

“Nëse udhëzimet lokale ose kombëtare që keni marrë e lejojnë, dilni jashtë për një shëtitje, një vrapim ose një udhëtim dhe mbani një distancë të sigurt nga të tjerët. Nëse nuk mund të dilni nga shtëpia, gjeni një video-stërvitje në internet, kërceni me muzikë, bëni joga, ose ngjisni e zbrisni shkallët”, tha Tedros.

Tedros Adhanom Ghebreyesus dha edhe disa këshilla për personat që punojnë nga shtëpia:

“Nëse jeni duke punuar nga shtëpia, sigurohuni që të mos uleni në të njëjtin pozicion për periudha të gjata. Ngrihuni dhe bëni një pushim 3-minutash, çdo 30 minuta. Ne do të japim më shumë këshilla se si të qëndrojmë të shëndetshëm në shtëpi në ditët dhe javët e ardhshme.”

Deri tani nuk është krijuar ende një vaksinë që do i jepte fund betejës me virusin e rrezikshëm, teksa janë bërë dhe po bëhen përpjekje të shumta.

Kujtojmë se SHBA ka nisur testimin e parë të vaksinës kundër Coronavirusit dhe një grup prej 45 vullnetarësh të shëndetshëm do të bëjnë injeksionin në Institutin Kërkimor “Kaiser Permanente”, në Seattle.

Sipas ekspertëve duhen shumë muaj për të ditur nëse kjo vaksinë, apo dhe të tjerat për të cilat po punohet, do të funksionojë.

Kompania e cila ka krijuar vaksinën, Moderna Therapeutics, thotë se vaksina është krijuar mbi bazën e një procesi të njohur e të testuar, që përdor teknologjinë para-ekzistuese.

Ndërkohë, dje Trump bëri me dije se një mjekim i cili shërben kundër malarias ka dhënë rezultat për sa i përket Coronavirusit, por shtoi se po punohet intensivisht për të gjetur vaksinën e duhur dhe po bëhet gjithçka për qytetarët.

Megjithatë, nëse përdorim Kinën si shembull mund të themi se situata mund të përballohet lehtësisht falë masave të marra nga shteti nga njëra anë dhe disiplinës dhe ndërgjegjësimit të banorëve nga ana tjetër.

Të lidhura

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh
Aktualitet

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Mbi 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një fermë në fshatin Val, Njësia Administrative Martanesh, pjesë e Bashkisë...

11:59 09/06/2025
Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, 59-vjeçari në gjendje kritike
Aktualitet

Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, 59-vjeçari në gjendje kritike

Një 59-vjeçar shqiptar ka mbetur rëndë i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në kokë në orët e para...

11:40 09/06/2025
Para

Zhvatje në mes të krizës! Zbardhet dokumenti i tenderit stratosferik pa garë për maskat “e florinjta”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

11:59 09/06/2025
Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, 59-vjeçari në gjendje kritike

Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, 59-vjeçari në gjendje kritike

11:40 09/06/2025
Atentati në Kolumbi/ Kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën

Atentati në Kolumbi/ Kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën

11:30 09/06/2025
U thirr nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, akuzë e re për Ajola Xoxën

Në zbatim të masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:20 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.