Duket se Italia po kalon ditë të zeza, pasi kurba e COVID-19 po rritet dita-ditës dhe në vetëm 24 orët e fundit ka regjistruar 5,986 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 47,021 persona.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 627 persona, shifra me e lartë deri tani, duke e çuar numri total të viktimave në 4,032.
Spitali ‘Papa Giovanni XXII’ në Bergamo, spitali më i mbingarkuar me pacientë në Itali, ka publikuar pamje tronditëse që tregojnë ‘luftën e ashpër’ që bëhet në këtë spital mes mjekëve që mundohen të bëjnë më të mirën për pacientët dhe virusit që ka mbërthyer këta të fundit.
“Të gjithë kishim dëgjuar se çfarë po ndodhte atje, por asnjë gazetar nuk ishte lejuar ta shihte të vërtetën me sytë e tij, deri më tani. Qyteti i Bergamos na ka ftuar t’u tregojmë të gjithëve se sa urgjente është kjo situatë katastrofike. Ata duan ta shohin atë . Ata duan që njerëzit e vendeve të ndryshme të gjykojnë përgjigjen e qeverive të tyre. Sepse nuk mund të përdoret më si një justifikim që askush nuk e dinte. Italia nuk e dinte. Tani të gjithë e dinë ”. – thuhet në reportazhin e Sky News.
Pamjet e regjistruara brenda spitalit tregojnë shtretërit e grumbulluar në korridore, me pacientë që përpiqen të marrin frymë dhe që duhet të ishin nën kujdes intesiv, por në spital nuk ka me dhoma të lira.
“Anëtarët e stafit mes kaosit të krijuar nxitojnë nëpër dhomat e pacinetëve me shtretër të kujdesit intensiv. Pacientët luftojnë të marrin frymë ndërsa tubat u kalojnë oksigjenin në mushkëritë e tyre të dëmtuara. Edhe pse pamjet e kapura nga stafi i Sky News tregojnë pacientët që janë shumë të dobët për të folur, dhe në mesin e zhurmave të vazhdueshme nga monitoruesit pajisjet që i mbajnë në jetë është pothuajse e pamundur të dëgjohet fjalët që ato thonë.” -tha reporter.
Mjekët e spitalit janë gjunjëzuar para COVID-19, pavarësisht se janë nga më të mirët në Europë dhe me eksperienca të mëdha, teksa nuk e fshehin dot ankthin dhe u bëjnë thirrje kolegëve të tyre nga vendet e tjera të përpiqen të përgatiten për të njëjtën situatë.
Mesazhi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të spitalit italian: Bëni gjithçka për një bllokim të plotë.
Ne shpresojmë që ky mesazh të mbërrijë sa me parë në veshët e shqiptarëve, që vijojnë të shëtisin sikur të ishin duke jetuar në një pranverë të zakonshme.
Ajo që mjekët italianë, ashtu si edhe mjekët tanë, theksojnë është se ky virus nuk është grip i zakonshëm dhe mund të vrasë disa qindra persona, nëse nuk respektohen masat.