Skip to content
Të Gjitha

Ndihma ekonomike për koronavirusin, Yuri Kim tregon shumën që do të japë SHBA për Shqipërinë dhe vendet e tjera të prekura

· 3 min lexim

Shqipëria po zhvillon një luftë të ashpër me COVID-19, teksa bilanci i deritanishëm është 70 të prekur, nga të cilët 2 janë viktima dhe një i shëruar.

Për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të prekura nga koronavirusi, SHBA-të do të ofrojnë 100 milion dollarë.

Njoftimi është bërë nga ambasadorja amerikane në vendin tonë “Yuri Kim”, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Ne do të kalojë këtë së bashku-si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!”, mbyll postimin Kim.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë prezantoi ditën e djeshme planin financiar, për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.

Disa nga pikat e planit ishin:

2.5 mld lekë (20 mln euro) për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin mjekësor

10 mld lekë (80 mln euro) përmes garancisë sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive për pagat e  punonjësve

6.5 mld lekë (53 mln euro) për nevojat imediate për shtresat në nevojë për biznesin e vogël dhe papunësinë e mundshme

2 mld lekë (16 mln euro) për ministrinë e Mbrojtjes për operacionet humanitare

1 mld lekë (8 mln euro) për qeverinë për cdo urgjencë të paparashikuar

Fshirja e kamat-vonesave për debitorët aktivë të energjisë familjarë apo biznes i vogël me efekt 15 mld lekë (120 mln euro) do të përfitojnë 211024 abonentë

Riskedulim në gjashtë mujorin e dytë të 2020 dhe në vijim tatim fitimin për të gjithë biznesin nga fasha nga 2-14 mln lekë xhiro.

Më tej ai shtoi, se do të përgjysmojë pagat e deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, ndërsa rroga e presidentit nuk do të ndryshojë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuan 6 raste të reja me koronavirus.

Numrin më të madh të të prekurve e mban Tirana me 50 raste, e ndjekur nga Fieri me 7, Durrësi me 5 dhe Lushnja, Elbasani, Rrogozhina e Kavaja me 2.

Në spitalin e Infektivit ndodhen 35 pacientë, 3 prej të cilëve po mbahen në terapi intensive.

Pas Infektivit ka filluar punën edhe karantina te Kavalishenca, ndërsa pritet shumë shpejt edhe Sanatoriumi.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për respektimin e rregullave të higjienës, si dhe të telefonojnë në numrin 127 nëse kanë shenja si frymëmarrje e vështirë, kollë apo temperaturë.