Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

LAJMI I FUNDIT/ Rama shpall planin financiar për përballimin e COVID-19

19:33 19/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

COVID-19 ndër të tjera ka shkaktuar një ngërç në ekonomitë e të gjitha vendeve të prekura, duke bërë që vende të ndryshme të ndërmarrin masa të ndryshme.

Sikundër kishte paralajmëruara, kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme planin financiar, që do thellohet me tej në vazhdimësi:

  1. 2.5 mld lekë (20 mln euro) për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin mjekësor
  2. 2. 10 mld lekë (80 mln euro) përmes garancisë sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive për pagat e punonjësve
  3.  6.5 mld lekë (53 mln euro) për nevojat imediate për shtresat në nevojë për biznesin e vogël dhe papunësinë e mundshme
  4.  2 mld lekë (16 mln euro) për ministrinë e Mbrojtjes për operacionet humanitare
  5. 1 mld lekë (8 mln euro) për qeverinë për cdo urgjencë të paparashikuar
  6. Do të fshijmë përgjithmonë kamat-vonesat për debitorët aktivë të energjisë familjarë apo biznes i vogël me efekt 15 mld lekë (120 mln euro) do të përfitojnë 211024 abonentë
  7. Do të riskedulojmë në gjashtë mujorin e dytë të 2020 dhe në vijim tatim fitimin për të gjithë biznesin nga fasha nga 2-14 mln lekë xhiro.

Po ashtu, Rama tha se do përgjysmojë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave, ndërsa rrogën e presidentit Meta nuk do e prekë.

“Plani ynë është një plan për më të dobëtit dhe ata që nuk rezistojnë gjatë. Ato përrallat me Amerikën dhe Gjermaninë, nuk janë ato që tregohen. Amerika dhe Gjermania i kanë ekonomikë me dhjamë dhe bëjnë si bëjnë. Shqipëria dhjamë ka vetëm në trutë e atyre që qeverisin dhe që nuk dinë as tabelën e shumëzimit. Me mund do financojmë mbijetesën në luftë. Atyre që nuk shkojnë dot në punë, atyre që pa biznesin e vogël nuk mbijetojnë sot. Nëse lufta do të zgjasë, sepse ata me halle reale nuk do t’i lënë vetëm. Të dytët nuk duhet të ankohen por të bëjnë luftën e tyre. Unë në fakt doja që në planin A të hiqnim diçka nga vetja. Por më bindën se ku mund të ishte si mesazh i gabuar. Nuk do prekim asnjë pagë tjetër përveç deputetëve dhe anëtarvë të këshillit të ministrave. Nuk e prekim as pagën e presidentit, i cili po bën sa mund për të ndihmuar.”

Dy ditë me parë Rama nënshkroi një dokument, së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për shtyrjen e kredive me 3 muaj, për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi.

Një një nga pikat e dokumentit, thuhej se kredimarrësit, duhet të paraqisnin kërkesën e tyre te bankat, duke argumentuar edhe arsyet për shtyrjen e kësteve.

Mirëpo, në shkresën e firmosur nga Guvernatori thuhet se shtyrja e kredive me tre muaj i lihet në mënyrë fakultative bankave të nivelit të dytë dhe do jenë ato që do vendosin nëse subjekti ka patur vështirësi apo jo.

Mirëpo, bankat e nivelit të dytë mungesën e të ardhurave për të paguar këstin e cilësojnë si një shkelje të kontratës dhe nisin procedurat përmbarimore pasi ato zotërojnë si peng pasuritë e patundshme që klientët kanë lënë si kolateral.

Kleçka që fshihet pas marrëveshjes së Ramës me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

Deri tani qeveri të ndryshme kanë marrë masa të rëndësishme për të mënjanuar krizën ekonomike që ka shkaktuar virusi.

Qeveria gjermane ka miratuar paketën më të madhe të ndihmës ekonomike të Gjermanisë, me vlerë 550 miliardë euro për kompanitë e ndryshme, duke iu ofruar atyre kredi për të mbajtur bizneset e tyre hapur.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka miratuar dekretin ‘Cura Italia’ për emergjencën e Coronavirusit, duke ofruar 25 miliardë euro për familjet dhe bizneset.

Britania e Madhe hartoi planin e saj, që parashikon: 1 miliardë paundë ndihmë direkte për familjet në nevojë që shpërndahet menjëherë nga Këshillat Vendore; 3 muaj shtyje të pagesës së kredisë; 330 miliardë paundë para në treg për të ndihmuar biznesin; 25 mijë paundë ‘cash’ për çdo biznes të vogël (pub, bar, dyqan i vogël) së bashku me përjashtim 1 vit nga taksat; një paketë mbështetëse e mundshme posaçërisht për linjat ajrore dhe aeroportet; ndihmë direkt në para për këdo që humb punën në rreth 90 paund në javë.

Edhe qeveria greke shtoi masat ekonomike këtë të mërkurë duke caktuar një shumë prej 3.8 miliardë eurosh, për efektet e pandemisë në ekonominë greke.

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Burg kush nuk respekton rregullat?, Rama thirrje shqiptarëve: "Policia s’është Coronavirus"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.