Skip to content
Të Gjitha

Shkon në 64 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, zgjerohet zona e infektimit

· 1 min lexim

Shkon në 64 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Shqipëri janë shtuar 5 raste të reja.

Mësohet se 32 prej pacientëve janë të shtruar në spitalin Infektiv në QSUT, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në shtëpi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, nga të cilët 5 rezultuan pozitiv.

Tre prej tyre janë shtetas italian që ndodhen në shtëpi, gjithashtu edhe një 80-vjeçar e nje 42-vjeçar nga Kavaja

Kryeministri ndërkohë ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Qarkullimi i njerëzve është kufizuar në 6 orë, 4 paraditë dhe 2 pasdite, si dhe duhet të jenë të pashoqëruar.

Për të ardhurit nga Italia, ka nisur aplikimi i gjobave prej 700 mijë lekësh të reja, nëse nuk zbatojnë urdhërin për vetëkarantinim.

Për të mbikëqyrur urdhërat e qeverisë në terren prej ditësh kanë zbarkuar policia dhe ushtria.

Autoritetet shëndetësore vijojnë me thirrjet për respektimin e higjienës,