Policia e Lezhës ka arrestuar një 65-vjeçar me iniciale B.Ll., për dhunë në familje.
Pas dhunës fizike dhe psikologjike, ai kishte kërcënuar nusen e djalit se do ta vriste.
Sipas policisë, e gjithë skena ka ndodhur në sy të dy nipërve të tij të mitur.
Gjatë kontrollit në banesë, blutë gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu dhe municion luftarak.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit dhe e kërcënonte se do ta vriste, por ndërhyrja në kohë e policisë , parandalon përshkallëzimin e ngjarjes dhe vë në pranga 65 vjeçarin
Sekuestrohen 2 armë gjahu dhe municion luftarak
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ll., 65 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin.
Ky shtetas në banesë, në prezencë të dy nipërve të mitur, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri. Policia me marrjen e njoftimit ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.
Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit B.Ll., Policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë gjahu dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje “