Skip to content
Të Gjitha

“6 ditë me temperaturë 40°C, kemi kontaktuar me persona të infektuar, por ambulanca nuk vjen në shtëpi”

· 1 min lexim

Teksa më herët mbrëmjen e sotme drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregoi se qytetarët nuk e kanë kuptuar ende funksionin e këtij numri dhe telefonojnë për problematika joaktuale, nga ana tjetër duket se dhe vetë Urgjenca Kombëtare nuk është shumë e përgjegjëshme.

Të paktën kështu na kanë lënë të kuptojmë denoncimet e qytetarëve, të cilët ankohen për mosmarrjen e shërbimeve.

I tillë është rasti i një qyetatari, i cili ka denoncuar në emisionin ‘Open’ se miku i tij prej 6 ditësh është me temperaturë 40°C dhe ka patur kontakte me persona të prekur nga COVID-19.

Kështu, ai ka telefonuar 127, por nuk ka marrë përgjigje, teka sipas tij mjekët i kanë thënë se do i telefonojnë më vonë, por nuk e kanë bërë.

Madje për këtë rast ata i ishin drejtuar edhe Policisë së Shtetit.

Ndërkohë për këtë rast u informua edhe Drejtori i urgjencës Kombëtare, i cili së bashku me stafin mjekësor u nis drejt banesës së të riut.

Pas ekspertizës së nevojshme që kryen mjekët në shtëpi, e panë të arsyeshme se nuk ishte nevoja që ai të kryente tamponin.