Tashmë kanë kaluar 4 ditë që nga shënimi i rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë dhe situata është cilësuar e ngjashme me një ‘gjendje lufte’.
Nga e hëna deri sot (e enjte) qeveria shqiptare ka marrë masa të shumta, duke i përforcuar çdo ditë e më shumë, teksa më herët mbrëmjen e djeshme Rama tha se nëse situata nuk përmirësohet do marrë masa ekstreme.
Të hënën në mëngjes kabineti qeveritar vendosi anulimin e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore, si edhe çdo aktiviteti publik.
Konfirmohen 2 rastet e para me Koronavirus në Shqipëri! Rama: “Mbyllen shkollat”
Mesditën e së martës, numri i të infektuarve shkoi në 10 persona e menjëherë pasdite kreu i qeverisë mblodhi kabinetin qeveritar dhe njoftoi për një sërë masash të tjera.
Ai bëri me dije se do mbylleshin vendet publike të tilla si: pube, disko, palestra etj., teksa tha se është ende herët për të folur për mbylljen e lokaleve apo vendeve të tjera publike.
Mbledhja e qeverisë: Nga shpërblim prej 1 mijë eurosh për stafin mjekësor tek masat ekstreme
Mirëpo, situata u bë më serioze ditën e djeshme, ku numri i të infektuarve shkoi në 15 dhe u shënua viktima e parë.
Nga ana tjetër, njerëzit treguan papërgjegjshmëri, duke mos rrespektuar rregullat dhe duke frekuentuar masivisht vendet publike, sidomos lokalet.
E gjendur përballë këtyre kushteve, qeveria shqiptare vendosi mbylljen e çdo lokali e vendi tjetër publik, pezulloi transportin urban dhe nxorri në qarkullim Policinë e Shtetit dhe Policinë Ushtarake me qëllim evidentimin e personave të ardhur nga Italia që nuk vetëkarantinohen.
Masat e qeverisë për koronavirusin, mbyllen 522 lokale dhe bare në të gjithë vendin
Evidentimi i personave që nuk vetëkarantinohen: Në 5 orë Policia ka ndaluar mbi 100 shtetas
Ditën e sotme u rrit ndjeshëm numri i të prekurve, duke shkuar në 23 persona e bashkë me të u rritën edhe masat.
Kryeministri vendosi që të ndalojë lëvizjen e çdo automjeti personal deri të dielën, duke përjashtuar vetëm ambulancat dhe mjetet që bëjnë transportin e mallrave e ilaçeve.
Rama ashpërson masat: Asnjë makinë në rrugë nga nesër në 6 të mëngjesit deri të dielën në mesnatë
Nga ana tjetër, të gjitha shtetet e prekura kanë marrë masa të ndryshme, që nga pezullimi i aktiviteteve arsimor e publike deri mbyllja e kufijve, siç bëri SHBA apo Turqia.
Në Itali, vendi me situatën më alarmante, qeveria vendosi të dënojë me burg dhe gjobë të gjithë personat që nuk respektojnë urdhrat, ndërsa personat e prekur që nuk vetëkarantonohen do dënohen me 21 vite burg.
Pasi u paralizua nga Coronavirusi, Italia merr masat ekstreme: 21 vite burg kush nuk izolohet
Mirëpo, nëse menduat e këto masa janë ekstreme, OBSH nuk është e këtij mendimi.
Një ditë pas shpalljes së pandemisë, Ghebreyesus tha se shtetet duhet të dyfishojnë masat dhe të mos heqin dorë.
Po ashtu, drejtori ekzekutiv i OBSH deklaroi se shtetet “duhet të gjejnë balancën midis mbrojtjes së shëndetit, parandalimit të përçarjeve ekonomike dhe sociale dhe respektimit të të drejtave të njeriut”.
Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën është mbi 127,000, ndërsa mbi 4,700 pacientë kanë vdekur.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht janë vetëm Kosova dhe Mali i Zi që nuk kanë raste të regjistruara me Coronavirus.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.
Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.
Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.