Spitali i Infektivit është kthyer në karantinë dhe askush nuk mund të jetë i pranishëm në ambientet e tij nëse nuk është i autorizuar.
Nga ana tjetër, gazetarë të shumtë ndodhen jashtë Spitalit për të raportuar mbi zhvillimet e fundit dhe raporohet se pak minuta më parë një person i dyshuar si i prekur nga COVID-19 ka mbërritur në QSUT.
Nga ambulanca janë parë të dalin fillimisht mjekë të personelit të pajisur me veshje të përshtatshme e më pas personi i dyshuar, për të cilin nuk dihet ende asnjë informacion.
Ndërkohë, më poshtë mund të shihni pamjet nga vendngjarja, siguruar nga BalkanWeb:
Deri tani në vendin tonë janë 23 persona të prekur nga Coronavirusi, teksa ditën e djeshme u shënua edhe viktima e parë.
Nga ana tjetër qeveria ka marrë masa të shumta për 3 ditët në vijim, teksa kryeministri Edi Rama deklaroi pak më herët se nëse situata përshkallëzohet, do merren masa më ekstreme.
Hyn në fuqi ‘SHTETRRETHIMI’, Policia e Shtetit publikon 7 masat e rrepta
Kujtojmë se në Kosovë nuk është shënuar ende asnjë rast, por qeveria e Kosovës ka marrë masa të ngjashme me vendin tonë për t’i paraprirë virusit të rrezikshëm.
Nuk ka ende asnjë të infektuar, por Kosova merr masat ekstreme kundër Coronavirusit
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.
Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.
Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.