Skip to content
Të Gjitha

Të rrezikuar nga koronavirusi, banorët e Golemit dhe Astirit mbeten pa ujë

· 1 min lexim

Shqipëria është futur që prej ditës së hënë në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi.

Aktualisht në vendin tonë janë shënuar 23 të infektuar dhe 1 viktimë.

Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke mbyllur shkollat, lokalet dhe duke anuluar të gjithë aktivitetet kulturore.

Ministria e Shëndetësisë ndërkohë, por edhe vetë kryeministri Edi Rama, kanë bërë thirrje për respektimin e rregullave të higjienës.

Sipas ekspertëve, për të ulur rrezikun e prekjes nga koronavirusi, duhet të lahen duar me ujë e sapun sa më shpesh, si dhe duhen përdorur dezinfektantë.

Mirëpo zona e Golemit në Durrës po vuan nga mungesa e ujit.

Gjithashtu që prej ditës së djeshme, por edhe gjatë mëngjesit të sotëm, një pjesë e banorëve në zonën e Astirit në kryeqytet nuk kanë pasur ujë në rubinetat e tyre.

Pavarësisht thirrjeve për respektimin e rregullave të higjienës, Ujësjellësi i Durrësit dhe Tiranës i kanë lënë banorët në mëshirë të fatit dhe përballë rrezikut të infektimit nga koronavirusi.