Italia po kalon një situatë shumë të vështirë, teksa deri më tani janë shënuar 827 viktima dhe mbi 10.500 persona të infektuar nga COVID-19.
Në fillim të javës qeveria italiane vendosi të izolonte të gjithë shtetin e megjithatë duket se nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka marrë masa edhe më të rrepta.
Kryeministri Conte ka deklaruar se çdokush që nuk respekton rregullat do të dënohet me burg, ndërsa të prekurit nga Coronavirusi që refuzojnë të qëndrojnë të izoluar do dënohen me të paktën 21 vite burg.
Personat e paprekur nga COVID-19, që dalin pa asnjë arsyje të rëndësishme do të përballen me tre muaj paraburgim ose me gjobë deri në 206 euro.
Në vendin tone deri më tani janë raportur 23 persona të infekuar dhe një viktimë, ndërsa edhe qeveria shqiptare ka marrë masa të rrepta.
Prej mbrëmjes së djeshme kanë dalë në rrugë forca të shumta policie, me qëllim evidentimin e personave të ardhur nga Italia që nuk vetëkarantinohen.
Nga dita e nesërme e deri të hënën, kryeministri Rama ka ndaluar qarkullimin e çdo automjeti privat, me përjashtim të autoambulancave dhe makinave që transportojnë ilaçe ose ushqime.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.
Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.
Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.