Ditën e 9 marsit vendi ynë u zgjua si një shtet i prekur nga COVID-19, ku pacienti zero është një 28 vjeçar nga Puka, i cili kishte qenë në Itali dhe jetonte në Tiranë.
Më pas ai ua kishte transmetuar virusin edhe familjarëve të tij, madje babai i tij ka marrë pjesë në një ceremoni mortore ku ka patur shumë të pranishëm.
Ndërsa, motra e tij ka shkuar për ditë me radhë në shkollën jopublike ku studion, ku ka patur kontakt me një numër të konsiderueshëm nxënësish por nuk është bërë me dije gjendja e tyre.
Zbardhen detajet, motra e ‘pacientit zero’ shkoi për ditë me radhë në shkollën jo-publike në Tiranë
Mjekët thanë se gjendja shëndetësore e të riut është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, por si është gjendja e tij psikologjike?
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i ftuar në “Mbrëmje në Abc” u ndal edhe te gjendja e tij, teksa tha se 28-vjeçari është më keq psikologjikisht, pasi ka filluar ta ndjejë veten fajtor.
“Ky është një virus që ka shumë të panjohura. Ata janë në stres, kanë rezultuar pozitivë, por nuk janë të sëmurë. Këta persona vetëizolohen në shtëpi. Mbahen të mbikqyryr dhe në rast se kanë edhe temperaturë menjëhere ata merren në spital.Në pavion po kurohen tre persona. Aktualisht nuk kanë temperaturë. Janë nën mjekim. Në mjekim, taktika që kemi ndjekur është komplekse, të luftojmë virusin me antiviralë. Protokolli është pothuajse i njëjtë se në vendet e tjera.Dy ditët e para ka qenë shumë e rëndë, sot janë më të qet. Të marrësh një njeri nga lokali dhe ti thuash nuk do dalësh, nuk po ju them ndonjë sekret”, tha Pipero, teksa shton se babain e ka të njohur, madje komunikon me të.
“Atë babin e tij e kam të njohur personal. Unë komunikoj me telefon me të. Sepse vetëm një personel i ngushtë mjekësor komunikon me ta. Djali ka filluar ta ndjejë veten fajtor. Por nuk është i tillë. Por ai nuk është aspak fajtor, dihet fajtor”, shtoi mjeku.
Pjesë nga intervista:
Një moment njerëzor, po i ati?
I ati është më i fuqishëm psikologjikisht dhe fizikisht por problemi është se virusi është mikroskopik dhe në fund të ditës të gjunjëzon.
Nuk kane televizion tek dhoma?
Informacinoni i nevojshëm për ta është se ato duhet të jenë sa më të qetë në këtë situatë.
A mendoni se Shqipëria tashmë duhet të shkojë në një urdhër për pezullimin e një pjese të madhe të aktiviteteve dhe në Itali është ndërmarrë nisma unë qëndroj në shtëpi?
Duke qenë se ky është një virus i ri dhe me shumë të panjohura unë për këtë virus mund të them se në çdo moment jemi në kohë. Shumë masa janë marrë nga qeveria dhe masa të tjera mund të merren, por unë mendoj se sot është momenti që të merren masat që Italia i mori me shumë vonesë. Por është momenti më i mirë që të gjithë qytetarët ti urdhërojmë që të rrinë në shtëpi nëse nuk kanë arsye për të dalë jashtë. Është momenti më i mirë për të bërë maksimumin më të mundhshëm për të bërë një pezullim.
Shumë emisione televizive kanë pezulluar publikun në studio, një pjesë e madhe dhe të ftuarit live. A mendoni se nuk mund të mbetet më në ndërgjegje por të kemi një urdhëresë të qartë?
Ajo që ka ndodhur ka ndodhur dhe kontaktet që janë bërë janë bërë. Nese ato e kanë dëgjuar thirrjen tonë që të mos lëvizin nga shtëpia. Ne jemi në kohën optimale për të.
Keni frikë?
Patjetër që kam frikë, kemi kaluar shumë epidemi secila ka pasur dinamikën dhe dëmet e saj por kjo është një lloj që ednde e pashpallur pandemi ka gjunjëzuar një pjesë të mirë shtetesh si Itali, Kinë, gjermani etje. Nuk duhet të panikohemi, nuk duhet të futemi në panik por duhet të administrojmë frikën duke marrë këto masat e thjeshta. Ëstë shumë lehta ta kufizojmë.