Ditën e sotme kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha u përfshinë në një debat rreth maskave që po përdoren në vendin tonë.
Fillimisht, Basha akuzoi qeverinë se maskat që qarkullojnë në treg janë të skaduara, por këto akuza u hodhën poshtë nga kreu i qeverisë, i cili në mbledhjen e kabinetit qeveritar vendosi edhe vetë një maskë.
Që atëherë, dy politikanët janë përfshirë në debat virual, duke ‘harruar situatë e vështirë’ dhe duke u zhytur në Twitter.
Coronavirusi godet Shqipërinë, por politikanët tanë nuk shqetësohen, vazhdojnë ‘avazin’!
Së fundmi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë në lidhje me maskat që po përdorin stafi mjekësor për t’u mbrojtur nga Coronavirusi.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Bardhi theksoi se 1 milion e 200 mijë maska të skaduara janë shpërndarë në spitale, ndërsa pohon se ato duhet të asgjësohen.
Këtë status ai e shoqëron me videon e mëposhtme ku tregon edhe data e skadencës:
REAGIMI I BARDHIT
I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë. Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjësohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit!
Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale!