Skip to content
Të Gjitha

Të prekurit nga koronavirusi, Rama jep detaje për pacienten nga Durrësi

· 2 min lexim

Shtimi i rasteve me koronavirus në Shqipëri ka detyruar kryeministrin Edi Rama që të thërrasë qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Gjatë fjalës së tij, Rama dha detaje për personat e prekur nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë tha se pacientja e prekur në Durrës është një e moshuar.

Për të gjitha rastet, kryeministri sqaroi, se janë të importuara nga Italia.

Rama shtoi, se skenarët janë përgatitur për të gjitha fazat e shtrirjes së koronavirusit.

“Numri i të prekurve është rritur dhe është shumë e rëndësishme të dëgjohet se 8 prej tyre janë vazhdë e dy kontakte, e një kontakti të vetëm dhe një të afërti, djali, babai dhe me radhë 6 të tjerë, që janë kontakte jo aq të afërta sa brenda mureve të shtëpisë. Dhe dy raste të tjera, një e moshuar në Durrës, dhe një djalë në Tiranë. Të gjitha rastet janë kontakte të importuara nga Italia, duke pasur kaq shumë kontakte me Italinë, ishte e pashmangshme që ekspertët në bashkëpunim me OBSH të ndërtonin skenarët e një vendi fqinj me një zonë që sot është e tëra e kuqe. Skenarët janë ndërtuar sipas fazave për t’iu përgjigjur dinamikës së shtrirjes së virusit. Por baza mbetet e njëjta,si në skenarin e parë, të dytin, të tretin, si në fillim si në mes, si kur urojmë sa më shpejtë, forca e goditjes nga virusi do të shkojë në rënie”, tha Rama.

Aktualisht në vendin tonë janë regjistruar 10 të prekur nga koronavirusi.

Pacienti zero është një 28-vjeçar nga Puka me banim në Tiranë, i cili erdhi nga Firenze në vendin tonë më 26 shkurt, nga pika kufitare e Hanit të Hotit.