Rritja e pagës minimale në vend nga 24 mijë në 26 mijë do të sjellë dhe ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Tashmë në llogarinë e përfituesve do të kalojnë më shumë të ardhura.
Indeksim për efekt të sigurimeve shoqërore do të kenë dhe pagat e larta.
Llogaritja e rrogës maksimale do të rritet me një shtesë prej 8.3% duke shkuar në 114,670 lekë, nga 105,850 ishte më parë, me një rritje prej 8,820 lekë.
Në këtë mënyrë paga bruto mujore, pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё sigurimeve shoqёrore, dhe të cilën subjektet janë të detyruar ta kalojnë në bankë, do tё jetё jo mё pak se 26,000 lekё dhe deri nё 114,670 lekё.
Oranews