Përgjigja e analizave për 50-vjeçaren nga Lushnja, e cila u dyshua për koronavirus, ka dalë negative.
Një ditë më parë ajo u paraqit në spitalin e qytetit me temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Pas ekzaminimeve në spitalin e Lushnjes, gruaja u mbajt në karantinë dhe më pas u dërgua në QSUT.
Doktori i spitalit të Lushnjes, Pjerin Vogli, tha se 50-vjeçarja kishte grip të zakonshëm.
Mësohet se M.V., nga Urza e Lushnjes, kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Padova.
Deri më tani në rang global janë regjistruar 102.242 raste, si dhe janë shënuar 3497 viktima.
Vendi më i prekur në Europë është Italia, me 197 të vdekur dhe rreth 4 mijë të prekur.
Në Shqipëri ndërkohë ende nuk është regjistruar rasti i parë.