Një i ri është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e një lokali në zonën e “Unazës së Re”.
Mësohet se në pranga ka rënë 30-vjeçari me inciale E.L.
Njoftimi i policisë
“ Shërbimet e Komisariatit Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 30 vjeç, sepse në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.”
Kujtojmë këtu se për shkak të dhunës në familje, dy gra, njëra në Durrës dhe tjetra në Rrëshen, humbën jetën pak ditë më parë.