Skip to content
Të Gjitha

Nga shtëpia në Sauk te apartamenti në Tiranë, kryegjyqtari i Vlorës ngec në rrjetën e Vetting-ut

· 1 min lexim

Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Shkak për shkarkimin e Halucit është bërë pasuria, të cilën ai nuk mund ta justifikonte.

Kryegjyqtari i Vlorës doli para KPK për herë të parë më 3 mars.

Trupa gjykuese i përmendi një tokë në Sauk prej 1400 m2 të blerë në 2015, ku ai ka ndërtuar një shtëpi pa leje, legalizimi i të cilës nuk ka përfunduar ende.

Njëkohësisht kjo pronë nuk përkon me deklarimet e pasurisë së Halucit.

Përveç shtëpisë në Sauk, gjyqtari ka edhe një apartament në Tiranë, të blerë më lirë nga sa e ka blerë vetë pronari i banesës.

Gjithashtu rezulton se nga 2004-2016, Haluci nuk ka deklaruar llogaritë bankare të gruas së tij.

Probleme janë konstatuar edhe me automjetin e tij tip “Benz” të blerë për 400 mijë lekë, për të cilin KPK nuk është i bindur, pasi bilanci rezulton negativ.