Ende pa dalë përgjigja e analizave pas helmimit të djeshëm në gjimnazin e Fierit, “Janaq Kilica”, një tjetër nxënëse është ndjerë keq.
Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Prindërit e nxënësve të tjerë kanë tentuar të futen brenda për të parë gjendjen e fëmijëve të tyre, por nuk janë lejuar nga policia.
Mësohet se ata kanë debatuar ashpër me drejtoreshën dhe mësuesit, të cilët kanë nisur mësimin.
Njëkohësisht janë ndjerë keq edhe disa nxënës të tjerë.
Në lidhje me ngjarjen e djeshme u proceduan dy 15-vjeçarë, A.M. dhe A.H.,të cilët dyshohet se hodhën sprajin në ajër.
Si pasojë e lëshimit të gazit në ajër, ditën e djeshme u helmuan mbi 30 nxënës.
Edhe një javë më parë, si pasojë e përhapjes së sprajit u helmuan 7 nxënës të kësaj shkolle.