Policia e Fierit ka proceduar penalisht dy nxënës, për helmimin e 30 nxënësve gjatë ditës së djeshme.
Mësohet se nxënësit e proceduar janë A.M. dhe A.H., të dy 15 vjeç.
Ata hodhën në ajër spraj me piper, duke bërë që nxënësit e tjerë të ndiheshin keq dhe të përfundonin në spital.
Si pasojë e kontaktit me sprajin, nxënësit shfaqën probleme me frymëmarrjen, në lëkurë dhe tek sytë.
Adoleshentët tashmë janë nën hetim nga prokuroria për ngjarjen e rëndë.
Njëri nga nxënësit e lënduar nga spraj u shpreh se është një aromë e rëndë që të bllokon frymën.
“Ishim në kohën e pushimit, nuk po bënim eksperimente kimike. Nuk e kemi idenë se çfarë ka ndodhur. Është një aromë e rëndë që bllokon frymën. Në shkollë nuk ka lëndë djegëse. Duket sikur kjo situatë është e qëllimshme. Duhet të ishin marrë masa, pasi kjo është hera e dytë që ndodh”, shprehen nxënësit.