Më herët ditën e sotme qeveria zgjodhi Avokatin e ri të Shtetit, duke vendosur në këtë post Enkelejda Muçajn.
Ajo do zëvendësojë në këtë detyrë Artur Metanin, teksa ky i fundit është vendosur në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD).
Metani është zgjedhur në krye të ILD pak kohë më parë dhe fill pas këtij vendimi Kuvendi miratoi një paketë ligjore që i shtoi atij kompetencat.
Qeveria zgjedh Avokatin e ri të Shtetit, ja kush do e zëvendësojë Artur Metanin
Mirëpo, ende pa kaluar 24 orë nga ky vendim opozita jashtëparlamentare ka hedhur akuzat e para.
Me anë të një statusi në Facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike shkruan se Muçaj më herët ka qenë avokate e Ramës, duke e mbrojtur në gjyqet kundër medias dhe opozitës.
Më tej ish-deputeti shton se Rama nuk po mjaftohet me kapjen politike të gjithë institucioneve të shtetit, por po kap institucionet me njerëzit e rrethit të tij personal.
“Shteti privat i Edvinit! Avokatja e tij personale emerohet Avokate e Shtetit. Kjo qe shihni ne foto eshte Enkelejda Muca ! Deri dje ishte avokatja personale e Edvinit. Kjo perfaqesonte Edvinin ne gjyqin kunder meje , gjyq ku une u denova per “shpifje” sepse kisha deklaruar qe Saimir Tahiri dhe per pasoje dhe shefi i tij, kishin lidhje me krimin ( sot Tahiri eshte i denuar po jam dhe une qe e akuzova, i denuar per “shpifje” !!!) . Pervec ketij fakti , me kembenguljen e Rames dhe “argumentimin” e avokates se tij, une u denova me nje nen qe nuk ekziston me ne Kodin Penal, pasi shpifja eshte dekriminalizuar prej kohesh. Po me qe Rama me donte patjeter ne burg, dhe me arrogancen e injorantit ngulte kembe ne kerkesen e tij (pavarsisht se Kodi Penal nuk ja jepte kete mundesi) avokatja Muca, duke qene e vetedijshme se po kerkonte dicka absurde, i qendroi deri ne fund kerkeses se shefit ! Kete zonja e beri me mua, por e ka bere dhe ne dhjetra gjyqe te tjera ndaj perfaqesuesve te opozites dhe gazetareve duke zbatuar verberisht e pa asnje fije profesionalizem urdherat prej injoranti hakmarres te shefit te saj! Nga sot kjo do te jete Avokatja e Shtetit… Rama nuk po mjaftohet me , me kapjen politike te gjithe institucioneve te shtetit. Jo , ai po i kap institucionet me njerzit e rrethit te tij personal. Keshtu pasi eliminoi PS duke i kaluar institucionet ne duart e sektit te “rilindjes”, tani po e kufizon e po e ngushton edhe me shume rrethin, tek familjaret dhe lidhjet personale te tij dhe bashkeshortes se tij. Ne fakt kthimin ne prone familjare te PS, e shpalli ne Kongresin qe sapo mbylli duke marre vendimin qe organizatat dhe forumet e PS do drejtohen nga nje burre e nga nje grua, pasi ju kishte nxjerre Linden te mbante fjalim si Nexhmija. Po tani po kerkon qe dhe gjithe institucionet e shtetit te kene te njejtin fat!”, shkruan Paloka.
Ky fakt është bërë i ditur edhe nga disa media të tjera sipas të cilave Muçaj ka qenë avokatja e Ramës në të gjitha gjyqet e tij kundër mediave të ndryshme dhe opozitës.