Skip to content
Të Gjitha

Rudina Hajdari dorëhiqet nga posti i kryetares së Komisionit të Integrimit, ja kë propozon si pasues

· 1 min lexim

Kryetarja e Grupit Parlamentar demokrat, Rudina Hajdari i ka kërkuar dorëheqjen kreut të Kuvendit, nga posti i kryetares së Komisionit të Integrimit.

Në një letër dërguar Ruçit, Hajdari ka bërë edhe propozimet për pasuesin e saj.

Ajo ka propozuar që Komisioni i Integrimit të drejtohet nga Halit Valteri.

Në letrën drejtuar Ruçit, Hajdari ka propozuar gjithashtu emrin e Halil Jakimit, si drejtues të Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik.

Demokratët kërkuan shkarkimin e kryetares së këtij komisioni, Fationa Dhimitri, pak ditë më parë.

Lëvizja erdhi pas kërkesës së Dhimitrit për shkarkimin e Ministres së Arsimit, Besa Shahini, për skandalin seksual në liceun e Fierit.

Njëkohësisht Hajdari propozon Arlind Çarçanin, për Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.