Skip to content
Të Gjitha

“Si qytetar, bashkëshort dhe prind”, Basha thirrje qytetarëve një ditë para manifestimit

· 2 min lexim

Prej muajsh marrëdhënia Kryeministri-Presidencë është krisur dhe shkak është bërë zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta paditi vitin që shkoi kreun e KED, Ardian Dvorani, pasi e akuzon atë se ka shpërdoruar detyrën duke i dërguar dy lista njëherësh për dekretim, gjë të cilën Presidenti nuk e bëri.

Kuvendi nga ana tjetër dekretoi Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën, kurse Arta Vorpsi e cila ishte automatikisht e emëruar u ‘dogj’ nga Meta që dekretoi Xhaferllarin.

Disa ditë më parë, Meta lajmëroi se kallëzimit të tij do i shtojë disa padi të reja, teksa çoi në SPAK edhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Gentian Deva dhe drejtoreshën e Qendrës së Botimeve Zyrtare, Etleva Haxhia.

Ambasada amerikane me anë të një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që ta shmangin manifestimin, sepse mund të përdoret dhunë.

“Tubim më 2 mars”! Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve të shmangin manifestimin për këtë arsye

Dje Presidenca njoftoi se në manifestim do të marrin pjesë mbi 200 shqiptaro-amerikanë, të cilët e kanë konfimruar pjesëmarrjen e tyre dhe se nuk ka nevojë për alerte.

Më tej,  ka gjetur bashkëpunim në Institucinin e Policisë së Shtetit, e cila e ka miratuar lejen për këtë manifestim, që do zgjasë dy orë, ku pritet të fillojë në orën 17:00 dhe të përfundojë në orën 19:00.

“Me mimoza në duar”. Presidenca jep detaje për manifestimin e 2 marsit, thumbon Ambasadën e SHBA

Së fundmi, kreu i PD, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin nesër në orën 17:00 në manifestimin e organizuar nga Presidenti Meta në mbrojte të Kushtetutës.

Kryeopozitari e konsideron detyrë për të dalë bashkë me bashkëqytetarët si qytetar, bashkëshort dhe si prind.

Statusi i plotë

Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!

Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i PS e quajti të pakuptimtë dhe të pavlerë manifestimin e Metës.