Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka bërë publik raportin më të fundit në lidhje me situatën me koronavirusin.
Ajo është shprehur se 17 raste të testuara dolën negative.
Tomini ka këshilluar personat që vijnë nga vendet e prekura, që të vetëkarantinohen për 14 ditë.
Ndër të tjera shefja e Epidemiologjisë bën me dije se janë kontrolluar 3500 udhëtarë, të cilëve iu është matur temperatura.
“17 raste të testuara rezultuan negative. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që personat që vijnë nga zonat e prekura dhe kanë pasur kontakte me persona të prekur të vetëkarantinohen. Ata që kanë pasur shenja të temperaturës apo kollës të telefonojnë në numrin 127. Udhëtarët vlerësohen përmes temperaturës. Janë vlerësuar 3500 udhëtarë që kanë pasur histori udhëtimi në vendet me transmetim të shpërthimit komunitar” tha Tomini.
Koronavirusi e pothuajse e ka rrethuar Shqipërinë, pasi është shënuar një rast në Greqi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa në Itali numërohen 12 viktima dhe mbi 450 të infektuar.
Raste pozitiv me koronavirus janë konstatuar në Austri, Norvegji, Danimarkë dhe Rumani.
Në kinë ndërkohë numërohen mbi 2700 të vdekur dhe mbi 80 mijë të infektuar.