Bujë të madhe largimi i tetë ministrave nuk ka bërë vetëm në vendin tonë, por edhe në mediat ndërkombëtare.
Disa prej agjencive kryesore si ballkanike dhe ndërkomvëtare kanë shkruar për zëvendësimin e drejtuesve të vjetër me emra të rinj, tërësisht të panjohur për politikën.
Kështu pra Agjencia e Lajmeve italiane “ANSA” atributin e këtij largimi ia ka kushtuar rezistencës së studentëve, pavarësisht natyrës së kërkesave të tyre të cilat ishin tërësisht ekonomike.
Një agjenci tjetër “Balkaninsight”, gjithashtu ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë ka shkarkuar gjysmën e kabinetit qeveritar pas protestave të studentëve në rrugët e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.
Listës i shtohet edhe “The Associated Press”, e cila thekson se Rama ka riorganizuar kabinetin qeveritar si përgjigje ndaj interesave të studentëve që protestuan duke denoncuar edhe rastet e korrupsionit dhe kushteve të vështira ekonomike e sociale në të cilat jetojnë.
Vetë Rama e ka pranuar se protesta e studentëve “ i hapi sytë” dhe i dha një shuplakë të merituar qeverisjes, ndaj dhe si përgjigje ai ka shkarkuar tetë ministra të tij, kryesor duhet thënë, dhe i ka zëvendësuar ata me fytyra të reja, jo vetëm në moshë, por edhe në karrierë.