Skip to content
Të Gjitha

I arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Redjan Rraja bën rekurs në Gjykatën e Lartë

· 1 min lexim

Në muajin nëntor të 2019 bëri bujë atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit, ku mbetën të plagosur Ndoj dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut dhe humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

I arrestuari i vetëm për këtë ngjarje është 34-vjeçari Redjan Rraja, i cili i ka mohuar akuzat dhe së fundmi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë “arrest me burg”.

Mirëpo, duke qenë se në Gjykatën e Lartë është gjyqtar vetëm Ardian Dvorani, ky rekurs nuk mund të shqyrtohet.

Redjan Rraja është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, teksa për arrestimin e tij u zhvillua një aksion, ku morën pjesë FNSH dhe RENEA

Kujtojmë se pak kohë më parë u aludua se në këtë ngjarje mund të ishte i përfshirë edhe një grup kriminal jashtë vendit.

Nëws 24 raportoi në janar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit(SPAK) i ka dërguar letërporosi një prej vendeve të BE-së, lidhur me personat me rekorde kriminale të implikuar në atentat.

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, SPAK dyshime për grupin kriminal jashtë vendit