Skip to content
Të Gjitha

Dosja “Fati i lojërave”, 84 të arrestuarit e tjerë dalin sot para togave të zeza

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës do të japë sot masat e sigurisë për 84 të arrestuarit e tjerë, gjatë operacionit “Fati i lojërave”.

Përpara togave të zeza do të dalë edhe Gramoz Murataj.

Këtij të fundit iu sekuestruan dhjetëra makineri, ndërsa në sallën ku ushtronte aktivitetin, u gjetën 6 punonjës në të zezë.

Njëkohësisht u sekuestruan edhe 20 televizorë, si dhe 170 milion lekë të përfituara nga kjo veprimtari.

Gjithashtu para togave të zeza do të dalë edhe Ervis Mulaj, i cili është vëllai i kryetares së KPA, Natasha Mulaj.

Ditën e djeshme, gjykata vendosi masat e sigurisë për 30 prej të arrestuarve.

Në burg u lanë: Erjon Kreka, Igli Spaholli, Ilirjan Balla, Erjon Muja, Dritan Dema, Romir Hamitaj, Ines Salija, Axhildo Kashari, Igli Oboni, Klajdi Tosku,

Në arrest shtëpie u lane: Redinel Hamolli, Endrit Osmanaj dhe Samuel Buzi u dhe Klajdi Toska

Me detyrim paraqitje: Julian Kasaj, Edrian Myftari, Klevis Dedja dhe Ledion Aliçka.