Skip to content
Të Gjitha

Trafik droge nga Spanja në Rumani, në pranga edhe një avokat shqiptar

· 1 min lexim

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Rumanisë në nëntor të 2019-ës, kanë vënë në pranga për trafik droge dy shqiptarë.

Njërit prej tyre i është gjetur edhe një licencë avokatie.

Prokuroria rumune me anë të një letërporosie i kërkon informacion palës shqiptare për Fjordi Aliajn dhe Hiqmet Hoxhën.

Këta persona akuzohen për trafikun e 60 kg kanabis, të cilin e kishin blerë në Spanjë dhe do ta shisnin në Rumani.

Nga letërporosia rezulton, se Aliajt i është gjetur edhe një licencë avokatie, shkruan “Panorama”.

Në QKB rezulton se Aliaj ka pasur të regjistruar NIPT-in për ushtrimin e veprimtarisë së avokatisë, të cilën e ka pezulluar në 2012-ën.

Së bashku me shqiptarët po hetohet edhe një shtetas rumun e një grek.

Ata janë arrestuar në flagrancë gjatë trafikimit të lëndës narkotike.

Prokuroria shqiptare aktualisht është duke verifikuar të dhënat e kërkuara nga pala rumune.

Sipas letërporosisë, aksioni për kapjen e tyre është zhvilluar në tre ditët e para të nëntorit.

Dy shqiptarët kanë kontrolluar rrugën, ndërsa droga ishte fshehur në kamionin e drejtuar nga greku.