Një shtetas francez, i quajtur Renan, është arrestuar në Sarandë, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Gjatë kontrolleve, atij i janë gjetur me vete 105 mijë euro, të cilat i kishte futur brenda një çante.
Motoçikleta me të cilën po udhëtonte, i përkiste një tjetër shtetasi francez, të quajtur Peter Ivan.
Ky i fundit ishte banues në lagjen Nr.3 në Sarandë dhe e kishte blerë motoçikletën 9 ditë më parë.
Policia ndërkohë po vijon hetimet për zbardhur lidhjen e dy francezëve dhe burimin e parave të gjetura në çantë.