Policia që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur një aksion për goditjen e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Aksioni është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë dhe deri me tani janë 50 të arrestuar.
Në mesin e tyre edhe edhe Gramoz Murataj, i cili u arrestua nga policia e Tiranës.
Murataj ka qenë i dënuar në Itali për drogë, ndërsa ka tre kompani lojërash fati me licencë në vendin fqinj.
Ai është cilësuar si një njeri shumë i afërt me Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili është personazhi kryesor i audiopërgjimir “Babale”.
PD e ka akuzuar Muratajn, pasi sipas tyre përmendet në përgjmet ndërmjet Fredi Alizotit dhe drejtorit të policisë së Fierit, Albert Nushit.
Murataj sipas demokratëve me urdhër të Fatmir Xhafajt, kishte marrë në dorë zgjidhjen e çështjes së Geronit.
Gramozi Murataj u dënua në 2004-ën në Itali së bashku me vëllanë e tij, Bensik Muratajn dhe Agron Xhafën, për trafik lëndësh narkotike.
Ai i shpëtoi burgosjes dhe u kthye në Shqipëri, ku hapi pikën e basteve “Ecobet” e cila u përfshi në skandalin e trukimeve të zbuluar nga UEFA.