Skip to content
Të Gjitha

Ishte arrestuar për vjedhje, 43-vjeçari vetëvaret me çarçaf në burgun “313”

· 1 min lexim

Një i paraburgosur është vetëvarur në burgun 313 në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë për 43-vjeçarin nga Kukësi, Bilal Hasani.

Mësohet se ai i dha fund jetës në banjon e qelisë.

Ishin gardianët ata që gjetën trupin e pajetë të 43-vjeçarit.

Hasani ishte arrestuar vitin e kaluar për vjedhje dhe ishte në pritje të dënimit.

Aryset që çuan 43-vjeçarin drejt aktit të rëndë nuk janë zbardhur ende.